Lajme nga Bota

Në Itali vazhdon Piku! Ja sa viktima dhe të infektuar u raportuan sot

Në Itali vazhdon Piku! Ja sa viktima dhe të infektuar u raportuan sot

Italia është ende në pikun e koronavirusit. Të dhënat e fundit tregojnë për 636 viktima në 24 orët e fundit, duke çuar totalin në 16,523.

Ndërsa të infektuar janë +3,599 të regjistruar në 24 orët e fundit, duke çuar totalin në 132,547 njerëz.

Megjithatë, ka një lajm të mirë, pasi numri i pacientëve në kujdesin intensive vazhdon në rënie. Sot raportohet për 3898 në trajtim intensiv, pra 97 më pak se ditën e djeshme. Ndërsa numri i pacientëve të shëruar në total është 22,837.

Prej disa ditësh mediat italiane raportuan për një situatë më të qëndrueshme, me më pak njerëz të infektuar, por Italia vazhdon luftën me Covid-19.

Shihni të dhënat në këtë tabelë:

Në Itali vazhdon Piku! Ja sa viktima dhe të infektuar u raportuan sot