Lajme nga Bota

Në Nju Jork do ta festojnë Vitin e Ri jashtë shtëpisë vetëm ata që janë vaksinuar

Në Nju Jork do ta festojnë Vitin e Ri jashtë shtëpisë

Viti i Ri do të festohet si zakonisht këtë vit në Nju York, pavarësisht Pandemisë.

Qyteti do të mirëpresë mijëra njerëz në "Times Square" për traditën e famshme të hedhjes së globeve të Vitit të Ri, për sa kohë që ata tregojnë prova të vaksinimit kundër Covid-19.

Lajmin e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio me anë të një njoftimi.

"Ne duam t'i mirëpresim ata qindra mijëra njerëz- por të gjithë duhet të vaksinohen," tha kryebashkiaku. "Gjithçka që duhet të bëni është të keni dëshmi të vaksinimit dhe një ID të vlefshme me foto dhe jeni brenda."

Kreu i Aleancës së Times Square Tom Harris tha se personat me aftësi të kufizuara që do të marrin pjesë dhe që nuk mund të vaksinohen duhet të tregojnë prova të testit PCR negativ brenda 72 orëve.

Ai shtoi se fëmijët nën pesë vjeç duhet të shoqërohen nga një i rritur i vaksinuar dhe të gjithë individët që nuk janë në gjendje të vaksinohen duhet të mbajnë maskë.

Tiranapost.al