Lajme nga Bota

'Ne nuk ndihemi më heronj', mjekët dhe infermierët flasin për Covid

'Ne nuk ndihemi më heronj', mjekët dhe infermierët

Nga morgu tek kujdesi për kolegët e sëmurë rëndë… Shumë mjekë dhe infermierë në frontin e parë të luftës kundër pandemisë Covid-19 në Amerikë thonë se ata janë të thyer.

Në një video të përgatitur nga CNN, shumë mjekë e infermierë shprehen se nuk ndihen më heroj për shkak shifrave të larta të humbjeve si pasojë e Covid.

“Është hqetësuese që njerëzit vdesin vetëm”, shprehet një prej mjekëve.

“Mjekët dhe infermierët janë emocionalisht në stres”, shprehet një tjetër mjek.

“Është e frikshme të jesh vetëm dhe i frikësuar”, shton një tjetër.

Vala e dytë e Covid-19 ka përfshirë botën, ndërkohë që sipas “The Guardian” në Europë vdes një person çdo 17 sekonda. Sipas OBSH në raportimet e 24 orëve të fundit ka pasur 55,659,785 raste të konfirmuara me Covid-19, përfshirë 1,338,769 vdekje.

“Të marrësh frymë”, kjo është pjesa më paqësore e gjithë kësaj thotë një paciente.

*Artikulli i marrë nga CNN. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.