Lajme nga Bota

Në Panteonin e Romës hyrja bëhet me pagesë

Në Panteonin e Romës hyrja bëhet me pagesë
Bileta e hyrjes në “Panteon” do të kushtojë 5 euro, por kategori të ndryshme do të mund të hyjnë falas. 70% e të ardhurave do të shkojnë për Ministrinë e Kulturës dhe 30% për Dioqezën e Romës. Kjo është një marrëveshje e re për bazilikën “Santa Maria ad Martyres”, e njohur si “Panteoni”. Qasja për besimtarët për të marrë pjesë në aktivitete fetare do të jetë plotësisht falas.

Sipas përcaktimeve të marrëveshjes nga kjo tarifë do të përjashtohen nga pagesa, fëmijët nën 18 vjeç, kategoritë e mbrojtura, mësuesit që shoqërojnë grupet shkollore, ndërsa fëmijët deri në 25 vjeç do të paguajnë vetëm 2 euro. Me këto të ardhura ministria do të përballojë shpenzimet e mirëmbajtjes dhe pastrimit.

Qytetarët e Romës do të përjashtohen nga pagesa. Bileta do të prezantohet sapo të përfundojnë hapat teknikë të nevojshëm për të lejuar vizitorët të blejnë kuponin.