Lajme nga Bota

Në prag të zbulimeve të mëdha/ Hakohen 50 mijë personalitete, gazetarë, politikanë dhe aktivistë

Lajmi njoftohet nga britanikja “The Guardian” dhe 16 organizata të tjera ndërkombëtare që ngrejnë alarmin se sistemi që duhej të përdorej për të survejuar terroristët dhe personat me rrezikshmëri të lartë është përdorur nga armiqtë e perëndimit për të mbledhur informacione private dhe sensitive për dhjetëra mijëra personazhe publike në perëndim.

Në prag të zbulimeve të mëdha/ Hakohen 50 mijë

Aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë, avokatë dhe personazhe të njohur të politikës dhe jetës publike janë shënjestruar nga shërbimet inteligjente të shteteve autoritariane duke përdorur një “software” (program kompjuterik) të zhvilluar në Izrael.

Lajmi njoftohet nga britanikja “The Guardian” dhe 16 organizata të tjera ndërkombëtare që ngrejnë alarmin se sistemi që duhej të përdorej për të survejuar terroristët dhe personat me rrezikshmëri të lartë është përdorur nga armiqtë e perëndimit për të mbledhur informacione private dhe sensitive për dhjetëra mijëra personazhe publike në perëndim.

“Pegasus” emërtohet programi i zhvilluar në Izrael që përhapet si virus elektronik në të gjitha pajisjet celulare dhe tërheq mesazhet, e-mailet, fotografitë, bisedat dhe përgjon me anë të mikrofonit. Që prej vitit 2016 plot 50 mijë njerëz të jetës publike në perëndim janë përgjuar dhe është thuajse e sigurt se shtetet si Rusia, Arabia Saudite dhe Kina kanë në dorë informacione që mund të shkatërrojnë karriera dhe jetë njerëzish. Gjithashtu, dyshohet se ky "software" mund të jetë përdorur nga Orban për të përgjuar mbi mediat dhe politikanët opozitarë.

“The Guardian” premton se do të publikojë emrat e të përgjuarve dhe nënvizon se janë nga të gjitha fushat duke përfshirë figura fetare, ministra, përfaqësues të sindikatave dhe plot 180 gazetarë të profilit të lartë të punësuar në publikacione të mirënjohura si “Financial Times”, CNN, “The New York Times”, France 24, “The Economist, “Associated Press” dhe “Reuters”.

Ky mund të jetë lajmi më bombastik i vitit dhe është trumpetuar edhe nga Edward Snowden (njeriu që deklasifikoi miliona dokumente sekrete të SHBA-ve dhe shërbimeve të inteligjencës perëndimore) që shkruan: “Ndaloni çfarë jeni duke bërë dhe lexoni këtë. Ky mund të jetë lajmi i vitit”

Tiranapost.al