Lajme nga Bota

Në Valencia shpërthejnë protestat. Shkak keqmenaxhimi i situatës me përmbytjet

Në Valencia shpërthejnë protestat. Shkak keqmenaxhimi i

Qindra mijëra njerëz kanë dalë në sheshin kryesor në Valencia për të protestuar kundër guvernatorit.

Ata kërkojnë dorëheqjen e tij, duke e konsideruar keqmenaxhim, situatën e përmbytjeve.

Në këtë katastrofë natyrore humbën jetën të paktën 220 njerëz në juglindje të Spanjës.

Në orën 18:00 dje, nga Plaza del Ayuntamiento, ku ndodhet komuna, qëndronte një banderolë me një imazh me kokë poshtë të guvernatorit të Valencias.

Në Valencia shpërthejnë protestat. Shkak keqmenaxhimi i

Marshimi fillimisht u zhvillua në heshtje, për t'u përkujtuar viktimat e përmbytjes, më pas u ngritën parulla kundër Mazonit, por edhe kundër qeverisë qendrore, e cila "Mund të kishte bërë shumë më tepër", sipas protestuesve.

Ka pasur edhe disa momente tensioni kur fishekzjarret u hodhën drejt zyrës komunale.

Gjatë marshimit, demonstruesit thërrisnin "Vrasës!"

Qindra njerëz u mblodhën edhe në Madrid. Ata brohorisnin "Mazón dorëhiqu".

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, vdekjet e konfirmuara janë 220, nga të cilat 27 janë ende të paidentifikuar dhe 50 persona rezultojnë të zhdukur.