Lajme nga Bota

Negociata për formimin e qeverisë edhe gjyqe për korrupsion! Sfidat e Benjamin Netanjahu-t për marrjen e mandatit të gjashtë

Negociata për formimin e qeverisë edhe gjyqe për korrupsion!

Seanca e dytë e gjyqit për korrupsion kundër kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu përkon ditën e sotme me nisjen e negociatave për formimin e qeverisë së re, e cila e ka të vështirë të formohet, por e ka të domosdoshme që të ketë sukses, pasi vendi nuk mund të shkojë sërish në zgjedhje teksa janë zhvilluar 3 të tilla në 2 vitet e fundit.

Kujtojmë se Netanjahu është i akuzuar për përfitimin e shumave të mëdha monetare nga manjatët mediatikë në Izrael, të cilëve u ka dhënë tendera dhe para publike në shpërblim. Megjithatë, Netanjahu ende është vështirë të gjykohet, në kushtet kur partia e tij politike është renditur e para në zgjedhje dhe e ka rrugën më të lehtë për forminimin e qeverisë së re. Por, ndryshe nga herët e tjera, kryeministrit konservator do i duhet të bëjë kompromise dhe të hyjë në aleancë me parti islamike për të formuar qeverinë e re, një sfidë e vështirë për shkak të gjuhës së ashpër që Netanjahu ka përdorur kundër Palestinezëve.

Megjithatë, mediat ndërkombëtare shprehen se ai i ka gjasat që duke ofruar poste të mjaftueshme të tërheqë një parti të vogël arabe, çka do i mundësojë marrjen e një mandati tjetër, ndonëse shumë të brishtë nga pikëpamja numerike.

Netanjahu do të ketë 28 ditë kohë për të formuar qeverinë e re dhe në rast se dështon, shteti hebre rrezikon të hyjë në një krizë politike të thellë.

Tiranapost.al