Lajme nga Bota

Nënshkruhet marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë e Kroacisë

Nënshkruhet marrëveshja për sigurimet shoqërore mes

Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan marrëveshjen që siguron njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore të qytetarëve të të dy vendeve.

Marrëveshje u nënshkrua në Zagreb nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe Ministri i Punës, Sistemit të Pensioneve, Familjes dhe Politikës Sociale të Kroacisë, Marin Piletić.

Ministria e Financave tha se kjo marrëveshje u siguron qytetarëve të të dyja vendeve njohjen e ndërsjellë të kontributeve të sigurimeve shoqërore për përfitimin e pensioneve.