Lajme nga Bota

Nëntë ditë të bllokuar në minierë, dy minatorët koreanë mbijetuan vetëm me kafe

Nëntë ditë të bllokuar në minierë, dy

Dy minatorë kaluan nëntë ditë të bllokuar në një minierë zinku të shembur në Korenë e Jugut, duke jetuar me pluhur kafeje. Pra me kafen e pa zierë.

Burrat, e moshës 62 dhe 56 vjeç, arritën të ndiznin një zjarr atje brenda, për t`u ngrohur dhe sajuan një tendë plastike.

200 metra nën tokë që prej datës 26 tetor.

Presidenti Yoon Suk-yeol e quajti shpëtimin e tyre diçka të mrekullueshme. Pas daljes u dërguan në spital, por janë mirë.

Po si mbijetuan për 9 ditë pa ushqime?

Autoritetet thanë se minatorët mbijetuan duke pirë ujin që binte nga tavani dhe duke përdorur pluhur kafeje në vend të vakteve të ushqimit.

Operacioni i shpëtimit filloi të enjten kur punonjësit e emergjencës shpuan një vrimë dhe futën një kamerë të vogël në përpjekje për të gjetur minatorët. Ata u zbuluan të ulur krah për krah për t'u ngrohur, në një dhomë të gjerë ku takoheshin disa boshte minierash.

Mbesa e njërit prej të mbijetuarve përshkroi tregoi sesi pas daljes xhaxhai i saj nuk e njohu kur, sepse kishte vendosur një maskë për sytë pas 9 ditësh qëndrimit në errësirë.

Ajo e përshkroi shpëtimin e tij si 'surreal'.