Lajme nga Bota

Nëse nuk na vijnë njerëz, si do të mbijetojmë? Si po e përballon Greqia turizmin në pandemi?

Nëse nuk na vijnë njerëz, si do të mbijetojmë? Si po e

‘Jemi të dëshpëruar për turistë, kemi nevojë për ata, i duam. Nëse nuk na vijnë njerëz, si do të mbijetojmë'? Këtë thotë në një intervistë për Al Jazeera, Michalis Drosos e cila punon në një dyqan suvenirësh në Fira të Greqisë dhe thotë se pandemia e koronavirusit ka lënë shumë pikëpyetje për turizmin.

Nëse nuk na vijnë njerëz, si do të mbijetojmë? Si po e

Vendi është hapur, por ekziston frika për rritje të rasteve të reja me koronavirus, kryesisht në zonën më të mbipopulluar, në Santorini. Sezoni turistik në Greqi u hap zyrtarisht tani pas tre muajsh me kufizime, duke bërë që situata ekonomike greke të goditet thellë. Sektori i Turizmit në Greqi përbën një të katërten e prodhimit ekonomik në vend.

Kryeministri grek, Mitsotakis zgjodhi pikërisht Santorinin për të çelur zyrtarisht sezonin turistik, ai ftoi turistët të shkojnë e të shijojnë muzgun mahnitës dhe bukuritë e ishullit të famshëm.

Nëse nuk na vijnë njerëz, si do të mbijetojmë? Si po e

Sidoqotë, procedurat dhe protokollet e sigurisë ndaj koronavirusit, u kanë hapur punë hoteleve. Secili hotel duhet të ketë një mjek, një dhomë për karantinë dhe një spital të aftë për të kryer teste.

Aeroporti i Santorinit nuk do të rihapet deri në 1 korrik, por udhëtarët nga rreth 30 vende do të jenë të mirëpritur në aeroportet e Selanikut dhe Athinës dhe do të jenë në gjendje të udhëtojnë nga atje drejt ishujve.

Nëse nuk na vijnë njerëz, si do të mbijetojmë? Si po e

Nëse nuk na vijnë njerëz, si do të mbijetojmë? Si po e

Nëse nuk na vijnë njerëz, si do të mbijetojmë? Si po e