Lajme nga Bota

Nëse ulesh për të ngrënë apo për të pirë në lokale, 50% të faturës e paguan qeveria. Por ku?

Nëse ulesh për të ngrënë apo për të pirë

Kriza ekonomike i ka prekur të gjithë, por në mënyrë që t’iu lehtësohet puna bizneseve dhe qytetarët të mos heqin dorë nga kënaqësitë e jetës, qeveria britanike ka vendosur të marrë një vendim.

Për ushqimet në pijet apo restorantet, britanikët do të paguajnë gjysmën kurse pronarët do të rimbursohen nga shteti.

"Hani jashtë, në restorant ose konsumoni në bare dhe klube, paguan Rishi!". Kështu u shpreh Rishi Sunak, kancelar në qeverinë e kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili paraqiti paketën e ndihmës shtetërore.

Nëse ulesh për të ngrënë apo për të pirë

Gjithçka që duhet të bëjnë qytetarët është që të zgjedhin të darkojnë apo drekojnë jashtë, apo të shijojnë një pije në bare dhe automatikisht do kenë  zbritjen 50% të çmimit. Më pas, pronari i restorantit ose menaxheri do të rimbursohet nga shteti brenda 5 ditësh.

Sipas ‘Financial Times’, ne mesin e masave të marra që do të kushtojnë mbi 350 miliardë paund, është edhe ajo e zbritjes së çmimeve me 50%, në bare dhe restorante, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim që të rindizet motori i industrisë së restoranteve e bareve.