Lajme nga Bota

New York bën të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit e sektorit privat

New York bën të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit e

Nisur nga 27 Dhjetori punonjësit e sektorit privat në qytetin e New York-ut do të detyrohen të vaksinohen për të ruajtur vendin e punës. Lajmi u njoftua ditën e sotme nga kryebashkiaku i New York, Bill de Blasio, i cili u shpreh që një masë e tillë është e nevojshme për të ndaluar përhapjen e Covid dhe rreziqet që ai paraqet për të gjithë popullsinë.

Kjo masë vlen vetëm për kompanitë që kanë më shumë se 100 punonjës, dhe në qytetin e New York përllogariten rreth 184 mijë biznese, kompani dhe dyqane të tilla.

Kjo masë vjen në kuadër të masave të marra për parandalimin e variantit të ri “Omicron” i cili është konfirmuar në më shumë se 15 shtete të SHBA-së.