Lajme nga Bota

Në New York dita e parë pa viktima, ndërsa bie ndjeshëm numri i të infektuarve sepse përdorin maskën

Në New York dita e parë pa viktima, ndërsa bie ndjeshëm

Për herë të parë pas disa muajsh me radhë, që në nisje të pandemisë, New York City nuk raportoi asnjë vdekje në 24 orët e fundit. Shkalla e pozitivitetit atje është deri tani 2%. Lajmi i keq është se virusi ka filluar të prekë më shumë moshat e reja në të 20-tat.

Autoritetet po marrin masat dhe kanë kërkuar vendosjen e maskës në rrugë dhe në çdo ambient që nuk është shtëpia.

Shtetet e Bashkuara janë më të prekurat deri tani për numër të infektuarish dhe viktimash. 3.43 milionë të prekur dhe 138 mijë jetë të humbura kanë Shtetet e Bashkuara nga të cilët 22795 të vdekur vetëm në New York City.

*Burimi CNN