Lajme nga Bota

Nga Çipet tek ndryshimi i ADN-së! Teoria më e përhapur pas daljes së vaksinës anti-Covid dhe pse s’mund të jetë e vërtetë

Nga Çipet tek ndryshimi i ADN-së! Teoria më e përhapur pas

Ndërsa miliona njerëz në gjithë botën po bëjnë vaksinën anti koronavirusit, disa të tjerë janë ende hezitues për ta bërë. Ka disa arsye të zakonshme për këtë duke filluar nga pretendimet ndoshta më të arsyeshme e deri tek absurditetet, si teoria me rrjetin 5G dhe mikroçipet brenda vaksinës.

Por aktualisht sipas Forbes, teoria më e popullarizuar e momentit është se vaksinat e ARN-së si këto të koronavirusit do të ndryshojnë ADN-në tek njerëzit. Persona apo grupe me pseudonime si shkencëtarë apo ekspertë përhapin mesazhet të tilla në rrjetet sociale, nga Facebook-u tek Twitteri dhe YouTube.

Lajmi i mirë në këtë histori është se thjesht vaksina e Covid nuk mundet ta bëjë këtë, dhe për këtë fakt mund të zhgënjehen konspiracionistët.

Por nga lindi ky besim se vaksinat ndryshojnë ADN-në?

"Unë mendoj se njerëzit shqetësohen për shkak se ky është material gjenetik i injektuar në trup, dhe mendojnë që mund të përzihet disi me materialin gjenetik dhe ta ndryshojë atë," thotë Sara Riordan, Presidente e Shoqatës Kombëtare të Këshilltarëve gjenetikë.

Por ajo thekson se ka ndryshime thelbësore midis ADN-së që mbart të gjithë informacionin që kemi trashëguar nga prindërit tanë dhe mARN-së, nga të cilat janë bërë vaksinat Moderna dhe Pfizer / BioNTech.

ADN-ja është me dy fije, shumë e gjatë dhe e bashkuar fort brenda një pjese të qelizës të quajtur bërthamë. mARN është një kopje të një pjese të vogël të ADN-së, e cila është krijuar në bërthamë, por më pas lëshohet në pjesën kryesore të qelizës në mënyrë që udhëzimet që ajo mbart të mund të "lexohen" dhe të kthehen në një larmi proteinash i nevojiten qelizës.

“ARNi është bërë natyrshëm nga trupi, ajo kodifikon udhëzime për qelizat e trupit tuaj për të prodhuar proteina. Çdo vaksinë e mARN-së ka të njëjtin qëllim, të mësojë dhe trajnojë trupin tuaj për një përgjigje imune ndaj një patogjeni të veçantë, kështu që nëse patogjeni futet në trupin tuaj, sistemi juaj imunitar mund ta sulmojë atë, ” thotë Riordan.

Në rastin e vaksinave të ARN-së kundër Covid-19, këto nuk bëhen në bërthamë, përkundrazi ato injektohen në krah për t'i mësuar qelizave të muskujve se si të bëhen pjesë të proteinës virale "Spike" ose "S", një pjesë e vogël e koronavirusit SARS-CoV2, i cili vetvetiu nuk ka asnjë nga efektet negative të vetë virusit.

"Çfarë është vërtet qetësuese për këto vaksina është se, ARNi nuk shkon kurrë në bërthamë, pjesa e qelizës është ajo që përmban të gjithë ADN-në tuaj dhe udhëzimet".

Shkencëtarët thonë se është e rëndësishme të thuhet para së gjithash se viruset që ndryshojnë AND-në nuk përfshijnë koronavirusët, por përfshijnë viruse si HIV dhe HPV.

Mënyra se si funksionojnë këto viruse është përmes ngjitjes rastësisht në ADN-në e një qelize, duke u replikuar me më shumë kopje dhe duke i kthyer qelizat në kancerogjene.

*Forbes/ Tiranapost.al.