Nga korsitë e gjelbra te interneti falas, 4 temat e diskutuara në Samitin e sotëm
Në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Rama, komisioneri Varhelyi foli për temat e diskutuara në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që u mblodh këtë të enjte në Tiranë.
“Sot ne patëm marrëveshje për 4 fusha ku duhet të ketë rezultate e para ka të bëjë me SEPA, një shikim në të gjitha vendet tona. Nuk duhet te jetë e vështirë, sistemi bankar ka në vetvete, banka europiane por sfida shtë sa shpejt do arrijme që ato të bëhen konkrete. Ka patur dakordësi që kjo të arrite sivej.
E dyta ka të bëjë me korsitë e gjelbra, të heqim kohët e pritjes në pikat kufitare. Kemi disa, por duhet ta zgjerojmë në të gjithë vendet e Ballkanit, duhet të përfundojë deri në fund të vitit, do të ulë kostot
E treta, ka të bëjë me punën kërkimore shkencore. Novacioni hulmutimi do të kenë nevojë për atë që do të quhej një qendër ku të jenë këto industri, dhe të krijohet këtu në Ballkan.
E fundit, unë vetë e quaj rrjetin falas të internetit në hapsirat publike në Ballkanin Perëndimor, i kemi fondet për këtë.
Tjetra është cfarë do të bëjmë vitin e ardhshëm, po presim që rajoni të na sjellë ide, ku janë pengesat për ekonomitë për qytetarët.
Dhe kjo përvec 30 miliarde eurove kemi edhe 6 miliardeeuro. Këto financime shtesë do të përcaktohen dhe do jenë për të gjitha përpjekjet që duhen për të sjellë vendet tuaja në BE.” u shpreh ai, në përgjigje të interesit të medias.