Lajme nga Bota

Nga nesër Italia mbyll lokalet në orën 18:00. Rastet që përbëjnë përjashtim

Nga nesër Italia mbyll lokalet në orën 18:00. Rastet që

Kryeministri Giuseppe Conte ka nënshkruar vendimin që hyn në fuqi nga nesër, e hënë, 26 tetor dhe zgjat deri më 24 nëntor. 

Mbyllja e vendeve publike do të bëhet nga ora 18:00. 

Përjashtim nga ky orar bëjnë të dielat dhe festat zyrtare, në të cilat baret dhe restorantet mund të qëndrojnë të hapura. 

Vendimi u mor pas mbledhjes dhe sugjerimeve të Komitetit Shkencor Teknik dërguar qeverisë për të luftuar Covid-19.

Sipas ekspertëve, hapja e restoranteve ditët e diela mund të jetë e dobishme

për të kufizuar mbledhje e mëdha familjare në shtëpi. 

Ekspertët po mendojnë të kufizojnë edhe lëvizjen mes komunave duke qenë se metropolet kanë më shumë raste se qytetet e vogla. 

*Burimi Corriere.it