Lajme nga Bota

Nga simptomat që ngatërrohen, tek këshillat si të mbrohemi! Gjithçka duhet të dini për variantin Delta të virusit

Një rritje e të infektuarve me variantin Delta të virusit, po shkakton mbushje të spitaleve dhe po nxit imponime të masave si mbajtja e maskës dhe vaksinimet me detyrim. Por çfarë është ky mutacion i ri virusi, cilat janë shenjat dhe ç'duhet të dini më shumë për të, edhe për ata që janë vaksinuar me dy dozat?

Nga simptomat që ngatërrohen, tek këshillat si të mbrohemi!

Ja se çfarë thotë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA.

Së pari, çfarë dimë për viruset?

Viruset ndryshojnë vazhdimisht përmes mutacionit, dhe shfaqjet e varianteve të reja janë të pritshme. Ato shfaqen dhe zhduken. Herë të tjera, variantet e reja vazhdojnë të qëndrojnë në qarkullim. Variante të shumta të virusit që shkakton COVID-19 janë dokumentuar në Shtetet e Bashkuara dhe globalisht gjatë kësaj pandemie.

Më shumë për variantet e viruseve:

Viruset ndryshojnë vazhdimisht dhe bëhen më të larmishëm. Shkencëtarët monitorojnë këto ndryshime, përfshirë ndryshimet në sipërfaqen e virusit dhe në ato që ndryshe njihen si Spike, në rastin e koronavirusit, në formë kurore. Duke studiuar me kujdes viruset, shkencëtarët mund të mësojnë se si ndryshimet mund të ndikojnë në përhapjen e tij dhe se si njerëzit mund të mbrohen apo shkalla e sëmundshmërisë.

Nëse mendoni për një virus si një pemë që rritet dhe degëzohet; secila degë peme është pak më ndryshe se të tjerat. Duke krahasuar degët, shkencëtarët mund t'i etiketojnë ato sipas dallimeve. Këto dallime të vogla, ose variante, janë studiuar dhe identifikuar që nga fillimi i pandemisë së Covid.

Disa variacione lejojnë që virusi të përhapet më lehtë ose ta bëjë atë rezistent ndaj trajtimeve ose vaksinave. Këto variante kanë ato që duhet të monitorohen më me kujdes.

Variantet në SHBA:

CDC po monitoron variante të shumta; aktualisht ekzistojnë katër variante në Shtetet e Bashkuara:

B.1.617.2 (Delta): Ky variant u zbulua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara në Mars të vitit 2021. Fillimisht u identifikua në Indi në Dhjetor 2020.

B.1.1.7 (Alpha): Ky variant u zbulua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara në Dhjetor 2020. Fillimisht u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar.

B.1.351 (Beta): Ky variant u zbulua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara në fund të janarit 2021. Fillimisht u zbulua në Afrikën e Jugut në Dhjetor 2020.

P.1 (Gama): Ky variant u zbulua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara në janar 2021. P.1 u identifikua fillimisht tek udhëtarët nga Brazili, të cilët u testuan gjatë kontrollit rutinë në një aeroport në Japoni, në fillim të janarit.

Këto variante duket se përhapen më lehtë dhe më shpejt se variantet e tjera, gjë që mund të çojë në më shumë raste të COVID-19. Një rritje në numrin e rasteve do të shkaktojë më shumë tendosje në sistemet e kujdesit shëndetësor, do të çojë në më shumë shtrime në spital dhe potencialisht më shumë vdekje.

Deri më tani, studimet sugjerojnë që vaksinat aktuale të autorizuara funksionojnë ndaj varianteve që qarkullojnë. Shkencëtarët do të vazhdojnë të studiojnë këto dhe variante të tjera që mund të shfaqen në muajt në vijim.

Simptomat:

Njerëzit me COVID-19 kanë pasur një gamë të gjerë simptomash të raportuara-duke filluar nga simptomat e lehta deri tek ato më të rënda. Simptomat mund të shfaqen 2-14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit. Çdokush mund të ketë simptoma të lehta deri në të rënda. Por disa janë serioze dhe kërkojnë kujdes spitalor.

Njerëzit me këto simptoma mund të kenë variantin Delta të COVID-19:

Temperaturë ose ethe me të dridhurat

Kollë

Gulçim ose vështirësi në frymëmarrje

Lodhje

Dhimbje të muskujve ose të trupit

Dhimbje koke

Humbje për herë të dytë e shijes ose erës

Dhimbje të fytit

Kongjestion ose rrjedhje hundësh

Nauze ose të vjella

Diarre

Udhëzim edhe për personat e vaksinuar me të dy dozat:

Për të maksimizuar mbrojtjen nga varianti Delta dhe për të parandaluar përhapjen e tij tek të tjerët, vendosni një maskë në ambiente të mbyllura por me shumë njerëz, apo nëse jeni në një zonë të transmetimit të konsiderueshëm ose të lartë.

COVID-19 vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara dhe variantet po qarkullojnë.

Masat që duhet të merrni:

Bëni vaksinën.

Vendosni një maskë që mbulon hundën dhe gojën për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Qëndroni 6 metra larg nga të tjerët që nuk jetojnë me ju.

Shmangni turmat dhe hapësirat e brendshme me sistem të dobët ajrimi.

Lani duart shpesh me sapun dhe ujë. Përdorni dezinfektues të duarve nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm.

Artikulli i Fox News, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.