Lajme nga Bota

Ngjarje e rëndë në Meksikë. Gjenden 11 të vdekur brenda një lokali

Ngjarje e rëndë në Meksikë. Gjenden 11 të vdekur brenda

Ngjarja ka ndodhur në Monterei, në Jaral del Progreso. 11 trupa të pajetë, të katër grave dhe 7 burrave u gjetën në një lokal. Një grua tjetër u gjet e plagosur.

Nuk është hera e parë që masakra të tilla ndodhin në këtë zonë. Dyshohet se vrasjet janë kryer si pasojë e luftës mes bandave.

Në korrikun e kaluar, 4 persona vranë 24 të tjetër në një qendër rehabilitimi të të varurve nga droga.

Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador u zotua kur mori detyrën se do të ulte nivelet e dhunës dhe vrasjeje në këtë shtet, por kjo është ngjarja e dytë e madhe, pas asaj të korrikut, që i del jashtë kontrollit.