Lajme nga Bota

Nikki Haley kundër vendimit të Twitter për mbylljen e llogarisë së Trump: S’jemi në Kinë!

Nikki Haley kundër vendimit të Twitter për mbylljen e

Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, që ka shërbyer edhe në administratën e Trump mes 2017-ës dhe 2018-ës ka dalë në mbrojtje të Trump pak pas lajmin se llogaria e tij në Twitter u mbyll përgjithmonë. Nikki Haley e krahason këtë vendim me Kinën komuniste.

“Mbyllja e gojës së njerëzve, për të mos përmendur rastin e Presidentit Trump, është diçka që ndodh në Kinë, jo në vendin tonë”, shkruante po në Twitter Haley shoqëruar me hashtagun #epabesueshme.

Llogaria e Trump në fillim u bllokua përkohësisht, pastaj Tëitter mori vendimin për ta mbyllur përgjithmonë duke qenë se Trump nxiti dhunën në sulmin e 6 janarit të Capitol Hill. Atë ditë protestues pro-Trump mënynë në kongresin amerikan për të ndaluar tranzicionin e pushteteve nga Trump tek Biden dhe certifikimin e fitores së këtij të fundit.

*Artikulli i Fox News u përshtat në shqip nga Tiranapost.al