Lajme nga Bota

Nis karantinimi në Afrikë, koronavirusi ka prekur 41 shtete

Nis karantinimi në Afrikë, koronavirusi ka prekur 41 shtete

Kufizimet kanë nisur në të gjithë Afrikën, pasi numri i rasteve me koronavirus u rrit në 1000. Nigeria njoftoi se po mbyll aeroportet për të gjitha fluturimet ndërkombëtare për 1 muaj.

Ruanda tha se të gjitha lëvizjet e panevojshme jashtë shtëpisë janë të ndaluara për dy javë, përveç për shërbimeve thelbësore të tilla si kujdesi shëndetësor dhe pazari për ushqime.

Nis karantinimi në Afrikë, koronavirusi ka prekur 41 shtete

Ndërkohë në Afrikën Lindore u dha urdhri që të gjithë punonjësit publikë dhe privatë të punojnë nga shtëpia. Tunizia ishte e para që vendosi karantinën.

Eritrea dhe Angola njoftuan rastet e tyre të para, që do të thotë se 41 nga 54 vendet e Afrikës janë prekur tani nga virusi.

Nis karantinimi në Afrikë, koronavirusi ka prekur 41 shtete

Në Kongo u raportua viktima e parë, ndërsa Burkina Faso ka numrin më të madh të rasteve, saktësisht 64. Disa ministra të qeverisë në Burkina Faso kanë rezultuar të prekur, përfshirë ministrin e Punëve të Jashtme. Të premten, presidenti Roch Marc Christian Kabore njoftoi se dy aeroportet ndërkombëtare të vendit do të mbyllen për dy javë.

Nis karantinimi në Afrikë, koronavirusi ka prekur 41 shtete

Burkina Faso është një nga shtetet më të brishta të Afrikës për shkak të një krize humanitare të shkaktuar nga sulmet e ekstremistëve islamikë. Vec kësaj, stafi mjekësor nuk është i trajnuar për një epidemi të sëmundjeve të frymëmarrjes dhe nuk kanë pajisje të përshtatshme mbrojtëse.

Uganda po i mbyll kufijtë për të gjithë, përjashtim bën transporti i mallrave.

Nis karantinimi në Afrikë, koronavirusi ka prekur 41 shtete

Etiopia tha se të gjithë pasagjerët që vijnë do të përballen me karantinë të detyrueshme që nga e hëna. Somalia tha se do të heqë pezullimin e fluturimeve ndërkombëtare për dy ditë, kështu që qytetarët e bllokuar mund të kthehen në shtëpi.

Nis karantinimi në Afrikë, koronavirusi ka prekur 41 shtete

Një këshilltar i presidentit Muhammadu Buhari tha se, Nigeria gjithashtu planifikon të pezullojë të gjitha shërbimet hekurudhore të pasagjerëve nga e hëna.

Në Kenia po dezinfektohen tregjet si një përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.

Nis karantinimi në Afrikë, koronavirusi ka prekur 41 shtete

"Është për hir të vendit, për ne ", tha kryetari i Këshillit të Shëndetit Publik, Simon Kimani./ Burimi Daily Mail