Lajme nga Bota

Nis sherri për vaksinat e AstraZeneca: Italia bllokon eksportin e dozave për në Australi, arsyeja

Nis sherri për vaksinat e AstraZeneca: Italia bllokon eksportin e dozave

Ka nisur ‘sherri’ mes vendeve të BE-së dhe vendeve të tjera për shkak të vaksinave anti-Covid. Qeveria italiane ka bllokuar eksportin e vaksinave të Oxford, AstraZeneca, bëhet fjalë për 250 mijë doza vaksinash të prodhuara në një nga filialet e AstraZeneca në Itali.

Vendimi i qeverisë italiane është mbështetur nga Komisioni Europian. Lajmi i fundit vjen mes një mosmarrëveshje mes zyrtarëve të BE-së dhe kompanisë, e cila për vendet anëtare ka siguruar vetëm një pjesë të vogël të furnizimit ndërsa për Australinë do të dërgonte 250 mijë doza.

Sipas skemës së vaksinave në BE, blloku ka negociuar blerjen e tyre në emër të të gjithë vendeve anëtare.

Gjatë muajit janar, kryeministri i larguar Giuseppe Conte tha se vonesat në furnizimet nga AstraZeneca ishin të papranueshme dhe akuzoi kompaninë për shkeljen e kontratës.

Qeveria Australiane ende nuk ka reaguar për bllokimin e dozave.

*Tiranapost.al.