Lajme nga Bota

Nisi nga mosmbajtja e maskës. Macron i shokuar nga videoja ku tre policë dhunojnë muzikantin me ngjyrë

Nisi nga mosmbajtja e maskës. Macron i shokuar nga videoja ku tre

Presidenti francez Emmanuel Macron është shokuar nga pamjet ku tre policë dhunojnë një prodhues muzike me ngjyrë në Paris. Këtë shkruajnë mediat franceze për ngjarjen e ndodhur me videon që po xhiron në rrjet. Presidenti Macron nuk ka reaguar publikuar publikisht për ngjarjen por sipas mediave ai e ka diskutuar çështjen me ministrin e brendshëm Gerald Darmanin dhe ka thënë se është shokuar nga ajo që ka parë.

Tre oficerët e identifikuar përmes videos ku shihen duke rrahur Michel Zecler janë pezulluar nga puna dhe aktualisht ndodhen nën hetim. Incidenti i të shtunës ka çuar në një vëzhdim të ri të forcave të sigurisë mbi veprimet e tyre.

Yjet e ekipit francez të futbollit janë midis një numri figurash publike që kanë reaguar me zemërim për pamjet. Vetë ministri i Brendshëm ka thënë për televizionet franceze se do të merrej me rastin dhe do sigurohej që oficerët të shkarkohen nga puna: ata kanë ndotur uniformën e Republikës tonë, ka thënë ai.

Edhe ylli i futbollit, Kylian Mbappe ka reguar duke e quajtur dhunën të papranueshme, vetëm nga fakti se ai ishte me ngjyrë: Video e padurueshme dhe e papranueshme. Thojini jo racizmit!

Videoja u publikua mbrëmë nga faqja Loopsider. Shihen tre oficerë duke shkelmuarm goditur dhe duek përdorur shkopinjtë e tyre drejt muzikantit i cili po futej në studion e tij. Ai u ndalua fillimisht për mosmbajtjen e maskës. Por më pas thuhet se është rrahur për 5 minuta.

Ai u ndalua dhe u akuzua për dhunë dhe rezistencë ndaj arrestimit, por prokurorët hodhën akuzat dhe në vend të kësaj hapën një hetim kundër oficerëve.

Pasi mbërriti në komisariat me avokatin e tij për të bërë një ankesë Zecler u tha gazetarëve: "Ata që duhet të më mbrojnë më sulmuan. Unë nuk bëra asgjë për ta merituar. Unë dua vetëm që këta tre persona të dënohen sipas ligjit!

Kryebashkiakia e Parisit Anne Hidalgo tha se ishte tronditur nga akti i patolerueshëm.

*France 24/ Tiranapost.al.