Lajme nga Bota

Nisur për në New Jersey, avioni kthehet në Greqi pas alarmit për sulm terrorist

Nisur për në New Jersey, avioni kthehet në Greqi pas alarmit

Një avion i tipit 'Boeing 777' me 246 persona në bord ishte nisur nga Athina për në New Jersey, por është kthyer nga rruga. Teksa ndodhej mbi Sardenjë, CIA ka njoftuar për një person të dyshimtë brenda në avion dhe rrezikun për një sulm terrorist.

Franca bllokoi menjëherë rrugët ajrore, duke qenë se pas Italisë, avioni do të shkonte drejt Francës.

Avioni u shoqërua nga avionë të tjerë ushtarakë gjatë uljes.