Një balonë e dyshuar e spiunazhit kinez identifikohet mbi SHBA! Si përgjigjet Pekini rreth kësaj ngjarjeje
Një balonë e dyshuare spiunazhit kinez që u zbulua në qiellin SHBA ka ngjallur shqetësime për sigurinë kombëtare dhe ka shtuar tensionet Uashington-Pekin, shkruan CNN.
Pentagoni tha të premten se balona aktualisht nuk përbën një kërcënim ushtarak apo politik.
Por nga ana tjetër, incidenti bëri që Sekretari i Shtetit Antony Blinken të shtynte udhëtimin e tij në Kinë.
Të premten, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze tha se balona hyri aksidentalisht në hapësirën ajrore të SHBA.
“Është një aeroplan civil që përdoret për qëllime kërkimore, kryesisht meteorologjike. E prekur nga erërat perëndimore balona devijoi larg kursit të planifikuar.”, tha zëdhënësi në një deklaratë.
Disa ligjvënës amerikanë po kërkojnë që presidenti Joe Biden, që të kërkojë llogari nga Kina për atë që zyrtarët e quajnë shkelje të papranueshme të sovranitetit të SHBA-së.