Lajme nga Bota

Një dhuratë speciale për infermieret dhe doktoreshat që do martohen në Spanjë 

Një dhuratë speciale për infermieret dhe doktoreshat që do

Pronovias, një kompani dasmash në Spanjë ka hapur fushatën e re #dashuriambitëgjitha. Koleksioni i ri i fustaneve të nuseve do të dhurohet falas për çdo infermiere dhe mjeke që do martohet pasi gjithë situatës me koronavirusin të kalojë.

Pas gjithë shërbimit që ato po u bëjnë pacientëve me COVID-19 dhe kushteve të vështira në të cilat po punojnë, kjo është dhurata që kompania ka menduar për to.

“Koleksioni i heronjve”, kështu i kanë quajtur fustanet e rinj bazuar në punën heroike të ekipeve mjekësore.

“Kjo është mënyra jonë për t`i falenderuar ato dhe për t`i uruar jetë të lumtur. Është më e pakta që mund të bëjmë, një fustan për ditën më të rëndësishme”, thotë drejtoresha e Pronovia-s.

*Burimi D.Republica