Lajme nga Bota

Një ditë pas vdekjes, ku ndodhet trupi i kundërshtarit të Putin dhe ç`akuza hedh stafi i Navalny-t

Një ditë pas vdekjes, ku ndodhet trupi i kundërshtarit të

Një ditë pas vdekjes, çfarë po ndodh me trupin e Alexei Navalny? Ekipi i Navalny ka folur për BBC dhe deklaron se trupi po fshihet nga autoritetet ruse.

Zëdhënësja e Navalny-t, Kira Yarmysh, me bluzë të zezë dhe e prekur thellësisht tha për BBC se besojnë që Vladimir Putin urdhëroi vdekjen e liderit të opozitës.

“Ne e dimë me siguri se nuk ishte thjesht një vdekje, ishte një vrasje. Ata po mundohen të mbulojnë gjurmët, prandaj nuk po ia japin trupin familjes së tij”, ka deklaruar ajo.

Yarmysh tha se nuk e di se ku është trupi dhe kur do t’i jepet familjes së Navalny.

Sipas ligjit, trupi duhet t`i dorëzohet familjes brenda dy ditëve.

Kurse hetuesit rusë kanë deklaruar se trupi i Alexei Navalny nuk do t’i dorëzohet familjes derisa të përfundojë hetimi.