Lajme nga Bota

Një ditë pas takimit me Bashar al-Asad, vetëkarantinohet Putin

Një ditë pas takimit me Bashar al-Asad, vetëkarantinohet Putin

Presidenti Rus, Vladimir Putin është vetëkarantinuar pasi disa persona të rrethit të tij të ngushtë kanë rezultuar pozitiv me Covid.

Kremlini ka konfirmuar lajmin, duke shtuar se Putin kishte kryer testin i cili kishte dalë negative.

Putin është vaksinuar në muajin mars kundër koronavirusit, më shumë se 3 muaj pasi nisi vaksinimi i grupmoshës së tij.

Kremlini gjithashtu deklaroi se të gjithë takimet e presidenti rus për këtë javë do të zhvilloheshin me videokonferencë.

Kujtojmë se ditën e djeshme Presidenti rus ka zhvilluar një takim me Presidentin sirian Bashar al-Asad.

Tiranapost.al