Lajme nga Bota

Një grua amerikane në të 30-at vdiq nga Covid në avion!

Një grua amerikane në të 30-at vdiq nga Covid në avion!

Një grua nga Teksasi vdiq nga koronavirus ndërsa ishte në avion këtë verë, ndërsa lajmi është publikuar për mediat amerikane vetëm këtë javë.

Gruaja që ishte në të 30-at vdiq në një fluturim ajror ndërshtetëror në Neë Mexico, ndërsa avioni ishte akoma në pistë, tha një zëdhënës i zyrës së gjykatësit të qarkut Dallas për ‘People’.

"E kishte të vështirë të merrte frymë dhe u përpoqën që t’i fusnin oksigjen. Por pa sukses. Ajo ndërroi jetë në korridorin lidhës mes avionit dhe aeroportit”, tha zëdhënësi.

Jenkins tha se gruaja, e cila ishte nga Dallas, ishte në gjendje shëndetësore shumë të keqe. Megjithëse ngjarja ndodhi më 25 korrik, zyrtarët në Dallas dhanë lajmin vetëm ditët e fundit, në sqarimin e tre viktimave plus që u shënuan në qark të dielën.

Të hënën në Qarkun e Dallas u shënuan mbi 90 mijë raste me Covid dhe 1085 viktima./ Burimi People