Lajme nga Bota

Një grua shqiptare dhunohet dhe abuzohet seksualisht në Greqi. Rrëfimi i komshies që e ndihmoi

Një grua shqiptare dhunohet dhe abuzohet seksualisht në Greqi.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një grua shqiptare është abuzuar seksualisht nga një 35-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në pallat në Petralona, ku 50-vjeçarja punonte si pastruese, ndërsa 35 vjeçari ishte banor i ballatit.

Sipas mediave greke ai ka marrë me forcë në apartamentin e tij gruan shqiptare dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale me të. Por një komshie në pallat ka ndihmuar gruan, pasi kjo e fundit ka kërkuar ndihmë.

Ndërsa autori i ngjarjes është shpallur në kërkim nga policia, teksa raportohet se është person problematik.

Rrëfimi i dëshmitares:

"Isha e para që e pashë gruan. E gjeta gjysmë të zhveshur dhe me shenja në fytyrë nga dhuna. Ishte shumë e rënë psikologjikisht”. Gruaja arriti që të dilte nga ballkoni dhe të largohej nga banesa. Kurse ai (autori) ishte brenda dhe ulërinte. Policia erdhi vonë, shumë vonë. Policia erdhi në orën 22:00 të mbrëmjes. Ai (autori) do të priste brenda? Iku u largua nga kati i dytë. Ai më kërcënoi mua dhe vajzën time sepse ndihmuam gruan. Tha se do të na mbyste, kemi frikë. Qëndrojmë në shtëpi me grila të ulura. Policia na tha të mos hapim grilat dhe as derën nëse bie zilja”.

*Tiranapost.al