Lajme nga Bota

Një grua u përdhunua në një tren në Filadelfia dhe asnjë i pranishëm nuk reagoi ta ndihmonte

Një grua u përdhunua në një tren në Filadelfia dhe

Një grua dyshohet se është përdhunuar në një tren periferik të Filadelfias javën e kaluar, ndërsa policia thotë se kishte shumë njerëz përreth që duhet të kishin bërë diçka.

Policia ka arrestuar një burrë të dyshuar si autor i përdhunimit. Fishton Ngoy, 35 vjeç, është akuzuar për përdhunim. Po faji nuk bie vetëm mbi të. Të pranishmit në vendngjarje nuk kanë marrë mundimin as ta ndalojnë dhe as ta denoncojnë ngjarjen. Sipas autoriteteve, incidenti u kap nga video e survejimit.

“A e vunë re ç`po ndodhte? Nuk e di. Po e shikojmë vazhdimisht ato video për ta kuptuar situatën. Kishte shumë njerëz të pranishëm dhe sipas mendimit tim, duhej të kishin ndërhyrë. Dikush duhet të kishte bërë diçka. Ku jemi si shoqëri? Kush do ta lejonte që të ndodhte diçka e tillë? Pra, është shqetësuese, por përsëri, ne jemi duke punuar për të identifikuar të pranishmit”, tha Mbikëqyrësi i Policisë Tim Bernhardt.

Gruaja që ra pre e abuzimit u dërgua në një spital lokal dhe po rimerr veten.

“Shpresoj se ajo do ta kalojë këtë”, tha Bernhardt.