Lajme nga Bota

Një grua u qëllua për vdekje në NY teksa shtynte karrocën e fëmijës

Një grua u qëllua për vdekje në NY teksa shtynte

Një ngjarje e rëndë ka tronditur New York-un. Një grua e re është qëlluar për vdekje teksa shëtiste me karrocë fëmijën e saj 3 muajsh. Dëshmitarët thonë se një burrë i veshur me të zeza, iu afrua e qëlloi në kokë dhe u largua në këmbë me vrap.

Viktima 20-vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, u deklarua e vdekur në spital.

Policia po heton, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.