Lajme nga Bota

Një makinë merr përpara dhjetëra njerëz në paradën e Krishtlindjeve në SHBA, 5 të vdekur

Një makinë merr përpara dhjetëra njerëz në

Qindra njerëz kishin dalë në rrugë për të marshuar në Waukesha. Një traditë kjo që kryhet disa javë përpara Krishtlindjeve. Kur një automjet tip SUV i kuq, e ka marrë përpara turrmën.

Si pasojë janë lënduar 40 njerëz dhe 5 të tjetë kanë vdekur.

Një makinë merr përpara dhjetëra njerëz në

Autoritetet shkuan menjëherë në vendngjarjen që u shndërrua në kaos dhe skenë krimi.

Është ende i paqartë qëllimi i këtij sulmi.

Në paraburgim po mbahet një person i dyshuar, por policia nuk ka dhënë asnjë informacion më shumë, për shkak të hetimeve që janë në vazhdim dhe ndjeshmërisë së këtij rasti.

Mes viktimave dhe të lënduarve ka edhe fëmijë.