Lajme nga Bota

Një makinë përplas dy oficerë në SHBA! Izolohet godina e Kapitolit

Një makinë përplas dy oficerë në SHBA! Izolohet godina

Godina e Kapitolit në kryeqytetin e SHBA-ve është izoluar nga forca të shumta policie, pasi një makinë ka goditur dy oficerë. Pas përplasjes, efektivët e sigurisë që u ndodhën pranë vendngjarjes i janë përgjigjur me të shtëna me armë zjarri drejtuesit të automjetit.

Prej raportimeve të mediave amerikane mësohet se dy oficerët e policisë që janë goditur, ndodhen në një situatë kritike për jetën në një nga spitalet e Washington D.C.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar, ndërkohë që niveli i alarmit është ngritur në Kapitol për shkak se ende nuk dihet nëse agresori ka vepruar i vetëm apo ngjarja është pjesë e një komploti më të madh, përderisa ende nuk dihet identiteti dhe motivet e autorit të ngjarjes.

Tiranapost.al