Lajme nga Bota

Një minutë me vonesë fut gjithë pasagjerët e avionit në karantinë

Një minutë me vonesë fut gjithë pasagjerët e avionit

Pasagjerët e fluturimit nga Nisa e Francës në Oslo të Norvegjisë do duhet të futen në karantinë për 10 ditë. Kjo për shkak se avioni u ul në Norvegji një minutë me vonë nga shpallja e vendimit ku Norvegjia e futi Francën tek zona e kuqe për shkak të situatës me koronavirusin.

Sipas faqes zyrtare të FlightRadar24, avionic “SAS Boeing 737” u ul ne aeroportin e një minutë pas mesnatës.

Elisabeth Johansen, këshilltare e Ministrisë norvegjeze të Shëndetësisë citohet të ketë thënë për mediat:

“Kalimi në zonën e kuqe hynte në fuqi nga mesnata, kështu që në mesnatë fiks ose në mesnatë e një minutë, pasagjerët duhet të futen në karantinë siç është përcaktuar”.

Sipas rregullit, pasagjerët mund të karantinohen në shtëpi, në aeroport apo në hotel.