Lajme nga Bota

Një ndër plazhet më të bukur në Greqi nuk do të jetë i aksesueshëm nga turistët këtë verë

Një ndër plazhet më të bukur në Greqi nuk do të

“Navagio”, i cilësuar si një ndër plazhet më të bukur në Greqi dhe në botë, për sezonin veror të këtij viti nuk do të jetë i aksesueshëm nga pushuesit dhe turistët.

Edhe pse gjiri i vogël në ishullin e famshëm të Zakynthos është shndërruar në një nga destinacionet më të vizituara helene për shkak edhe të anijes së mbytur në 1980, “Panagiotis”, që gjendet në breg, autoritetet i kanë vendosur “kyçin”.


Plazhi i njohur do të qëndrojë i mbyllur me vendim të katër ministrive, përkatësisht asaj për Mbrojtjen e Qytetarëve, ministrisë së Politikave Detare dhe Ishujve, ministrisë së Turizmit dhe Krizave Klimatike, e asaj të Mbrojtjes Civile.

Turistëve dhe pushuesve vendas nuk do t'u lejohet qarkullimi dhe afrimi, apo ankorimi i varkave dhe as noti i atyre që ndodhen në bord kudo në gji, konkretisht në zonën detare brenda vijës imagjinare, që bashkon dy skajet verior dhe jugor të gjirit.

Ndalohet hyrja e vizitorëve, me një kufi ndalimi 10 metra nga buza e shpatit ranor.

Greqia ka filluar të shpërndajë kupona për një pushim shtatë-ditor falas për turistët që u detyruan të largoheshin nga hotelet e tyre në ishullin grek të Rodosit gjatë verës së vitit 2023 për shkak të zjarreve në pyje. Rreth 25,000 turistë, kryesisht nga Britania e Madhe, presin të marrin kupona për të qëndruar 7 ditë në hotelet në Rodos. Nisma do të zhvillohet deri më 15 nëntor.