Lajme nga Bota

Një organ i ri në trupin e njeriut!? Shkencëtarët holandezë ngrenë dyshime

Një organ i ri në trupin e njeriut!? Shkencëtarët

Është e vështirë të imagjinohet se ka një pjesë të trupit të njeriut që ka kaluar pa u vënë re nga mjekët pas shekujve studime mjekësore.

Por, kjo është pikërisht ajo që një grup shkencëtarësh nga Hollanda besojnë. Ata thonë se kanë zbuluar një palë gjëndra të neglizhuara më parë, të cilat janë të fshehura në vendin ku bashkohet zgavra e hundës me gojën.

Studiuesit mjekësorë fillimisht panë pjesën e trupit, të cilën ata propozojnë të emërtojnë gjëndra tubare, gjatë një skanimi për të kërkuar masë tumorale. Shkencëtarët më pas vëzhguan skanimet e kokës dhe qafës edhe të 100 individëve të tjerë që ishin duke u trajtuar për kancerin e prostatës.

Një organ i ri në trupin e njeriut!? Shkencëtarët

Zbulimi ishte "drithërues" por autorët ishin "pak skeptikë" në fillim, tha autori kryesor i studimit Matthijs H. Valstar, një kirurg në departamentin e onkologjisë së kokës dhe qafës dhe kirurgjisë në Institutin Hollandez të Kancerit.

"Ne menduam se nuk ishte e mundur ta zbulonim këtë në vitin 2020," tha Valstar.

Gjëndrat nuk mund të shihen me metoda konvencionale të imazheve mjekësore si ultratingujt, skanime CT (topografi e kompjuterizuar) ose MRI (rezonancë magnetike), thanë autorët e studimit.

"Subjekti i panjohur" u identifikua vetëm kur mjekët po përdornin një lloj skanimi të avancuar dhe të ri të quajtur PSMA PET / CT që është përdorur për të zbuluar përhapjen e kancerit të prostatës. PSMA PET është skenografi për imazhin antigjen të membranës specifike të prostatës duke përdorur tomografinë e emetimit të pozitronit.

Gjëndrat e pështymës shfaqen qartë në këtë lloj imazhi tepër të ndjeshëm.

"Është një çështje debati nëse gjëndrat tubariale ishin një organ krejtësisht i ri apo mund të konsideroheshin pjesë e sistemit të organeve të gjëndrës së pështymës”, thuhet në studim.

Në përgjithësi, ka "ende shumë për të mësuar në lidhje me trupin e njeriut", tha Fitzhugh, "dhe teknologjia po na lejon të bëjmë këto zbulime. Ky mund të jetë i pari nga disa zbulime emocionuese brenda trupit"

Pavarësisht se si përshkruhen gjëndrat, autorët e studimit thanë se zbulimi i tyre kishte pasoja klinike, veçanërisht për pacientët me kancer të kokës dhe qafës, duke përfshirë tumoret në fyt ose gjuhë.

Nevojiten më shumë kërkime për të arritur në përfundimin nëse këto struktura misterioze janë organe të zbuluara rishtas, dhe nëse zbulimi konfirmohet do të ishte zbulimi i parë i gjëndrave të pështymës në rreth 300 vjet.

*CNN