Lajme nga Bota

Një person qëllon me armë makinat në një autostradë në SHBA, 7 të plagosur

Një person qëllon me armë makinat në një

7 persona kanë mbetur të plagosur, 5 prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e dhjetëra të shtënave

me armë në një autostradë në Kentucki të Shteteve të Bashkuara, të cilat u pasuan dhe me aksidentete rrugore.

Të shtënat nisën pasdite në rrugën Interstate 75, kur një person i fshehur në pyll nisi të qëllonte me armë zjarri të gjitha makinat që kalonin, në të dyja anët e autostradës.

Autori i kësaj ngjarje të pazakontë dhe pa një motiv të qartë është Joseph A Couch, i cili është shpallur në kërkim, teksa qindra efektivë policie kanë rrethuar zonën dhe janë vënë në ndjekje të tij.

32 vjeçari konsiderohet i rrezikshëm dhe i armatosur, dhe për këtë arsye banorëve të zonës iu kërkohet të qëndrojnë në shtëpi, teksa një foto e të dyshuarit qarkullon në media dhe rrjetet sociale.