Lajme nga Bota

Një protestues 19-vjeçar mbeti i vrarë në SHBA

Një protestues 19-vjeçar mbeti i vrarë në SHBA

Një 19-vjeçar humbi jetën në protestën që po zhvillohej dje në Detroit, SHBA, për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd.

I riu raportohet se mbeti i vdekur pas të shtënave me armë drejt turmës, afër rrugëve të Kongresit.

Sipas policisë së Detroit, një automjet tip fuoristadë qëlloi në ecje me armë një turmë njerëzish. Plumbat kapën një 19-vjeçar, i cili u transportua menjëherë në spital por nuk ia doli dot të shpëtonte.

Kudo në SHBA po protestohet pasi kërkohet drejtësi për vrasjen e George Floyd nga oficerët e policisë gjatë arrestimit. Një prej këtyre të fundit vendosi këmbën në qafën e viktimës, ndërsa ky i fundit kërkonte ndihmë pas nuk arrinte të merrte dot frymë.

Lexo më shumë: