Lajme nga Bota

Një shtet në Europë do që të ndalojë emigrantët. Vendimin do ta marrë populli

Një shtet në Europë do që të ndalojë

'Zvicra për zviceranët' -  Është e vështirë t'i rezistosh tundimit të parullë së sovranistëve për referendumin që do të mbahet në Zvicër 27 shtator.

Votuesit janë thirrur t'i përgjigjen me po ose jo pyetjes nëse qytetarët e BE duhet të lejohen të punojnë dhe të jetojnë në vend, një votë që natyrisht, mund të ndryshojë në mënyrë drastike marrëdhëniet me fqinjët, duke hedhur në erë një numër traktatesh midis Gjenevës dhe Brukselit.

Edhe pse Zvicra nuk është anëtare e BE-së, ajo i është përmbajtur disa prej parimeve themelore të saj, siç është lëvizja e lirë e personave. Kjo do të thotë që qytetarët e BE-së sot, por kush e di nesër, mund të jetojnë dhe punojnë në Zvicër (një vend që është gjithashtu anëtar i tregut të vetëm europian) dhe anasjelltas për qytetarët zviceranë në vendet e tjera të BE-së.

Referendumi i quajtur "iniciativa e kufizimit" që do të mbahet të dielën më 27 shtator kërkon të ndalojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të BE në Zvicër, duke e bërë të vështirë për kompanitë që t'i punësojnë ata.

Partia Popullore Zvicerane (SVP) e krahut të djathtë kishte planifikuar votimin për në muajin maj, por gjithçka u vonua nga pandemia COVID-19.

Votuesit zviceranë do të vendosin për fatin e shtetasve të BE brenda kufijve të Zvicrës dhe gjithashtu do të votojnë edhe për katër referendume të tjera. Me referendumin, edhe 460,000 shtetasit zviceranë që jetojnë në BE nuk mund të jenë të qetë.

Zvicra, paralajmëruese e një Brexit të stilit zviceran?

Disa e kanë quajtur referendumin një lloj Brexit Zviceran. Iniciativa e re u propozua nga UDC pasi një tjetër votim për referendumin mbi imigracionin në vitin 2014 nuk u përfshi kurrë në një ligj organik.  

Në atë referendum, votuesit në fakt kishin mbështetur kufizimin e imigracionit me kuota , siç ishte para marrëveshjeve zvicerane me Bashkimin Evropian, por në vitin 2016 parlamenti zviceran miratoi një version më fleksibël të projekt-ligjit të imigracionit që nuk bazohej në kuota, kjo pjesërisht për shkak të marrëveshjeve bilaterale me Bashkimin Evropian në një numër sektorësh si tregtia, bujqësia dhe trafiku ajror.

Nëse referendum fiton, cilat do të jenë pasojat?

Nëse referendumi fiton, Këshilli Federal Zvicerian do të duhet të përfundojë marrëveshjen e lëvizjes së lirë me BE brenda 12 muajve.

UDC, Bashkimi i Qendrës, e djathta zvicerane, argumenton se do të ketë negociata të reja me BE në të ardhmen, por Zvicra nuk mund të pranojë numrin e emigrantëve që pret aktualisht.

Pothuajse 25% e banorëve - 2.1 milionë njerëz - janë të huaj, nga të cilët shumica (1.4 milionë) vijnë nga Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar.

Çfarë tregojnë sondazhet?

Sondazhet e deritanishme tregojnë se 63% e votuesve zviceranë nuk do votojnë iniciativën e kërkursve të referendumit dhe vetëm 35% janë pro nismës.

Studiuesit thonë se pandemia e koronavirusit mund të ketë ndikim sepse ajo u tregoi votuesve se bashkëpunimi ndërkombëtar ishte i nevojshëm për të adresuar krizën e cila mund të thellohet nga kufizimet e tregëtisë dhe trafikut./ Albinfo.ch