Lajme nga Bota

Një skandal tjetër seksual mund të shpërthejë për Bill Clinton. Thuhet se Epstein e ka filmuar duke abuzuar me një vajzë

Një skandal tjetër seksual mund të shpërthejë për

Gjyqi i Jeffrey Epstein po zhvillohet ende, edhe pse ai ka vdekur.

Në gjyq kanë dalë të tjera detaje.

Një dëshmitare aristokrate, Sarah Ransome, edhe ajo e abuzuar në festat që Epstein organizontez thotë se shoqja e saj I ka treguar video ku si princ Andrew ashtu edhe Bill Clinton abuzonin me vajza.

Videot i ka bërë Epstein.

Megjithatë, pasi nuk dha asnjë provë mbi këtë pretendim u detyrua t'i tërhiqte akuzat.

Po gjithsesi nuk u ndal me kaq.

Ransome shkruante dje: “Kur shoqja ime kishte marrëdhënie seksuale me Clinton, Princin Andrew dhe Richard Branson, kaseta në fakt u filmuan nga Jeffrey.

Falë Zotit, ajo arriti të marrë në dorë disa pamje të videove të seksit, të cilat identifikojnë qartë fytyrat e Clinton, Princit Andrew dhe Branson që kryenin marrëdhënie seksuale me të.

Epstein nuk dukej në asnjë nga pamjet, pasi ai ishte i zgjuar.

Ransome u tërhoq nga akuzat me justifikimin se nuk do të dëgjohej kurrë.

Nëse këto akuzat vërtetohen, ky s'do të ishte skandali i parë seksual për Clinton. Kujtojmë lidhjen e tij jashtëmartesore brenda Shtëpisë së Bardhë me Monica Lewinsky.