Lajme nga Bota

Një tjetër shtet i Ballkanit vendos maskën me detyrim në ambiente të jashtme

Një tjetër shtet i Ballkanit vendos maskën me detyrim në

Nga dita e djeshme, Bullgaria e ka bërë maskën edhe në ambientet e jashtme me detyrim. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë Kostadin Angelov, i cili tha se numri i të infektuarve në vend është në rritje, dhe janë të nevojshme masat për të frenuar përhapjen e Covid. Me datë 19 tetor, Bullgaria raportoi numrin më të lartë të të infektuarve me 1024 raste, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 1008.

Në deklaratën drejtuar qytetarëve ministri bullgar tha:

 “Qëllimi ynë është të zvogëlojmë numrin e qytetarëve bullgarë të infektuar në mënyrë që të kemi më pak shtrime në spitale. Ne gjithashtu po mbrojmë mjekët bullgarë me këtë masë. Ne duhet t'i mbajmë gjallë mjekët që të na trajtojnë".

Një tjetër shtet i Ballkanit vendos maskën me detyrim në

Për muaj me radhë, si një masë kundër Covid-19, Bullgaria ka kërkuar mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, në institucionet mjekësore dhe në transportin publik. Policia dhe autoritetet shëndetësore në Bullgari kanë filluar të ndalojnë persona që nuk zbatojnë masat anti-epidemike.

Ministri Angelov tha se nëse situata Covid-19 në Bullgari mbetet e njëjtë, kërkesa e për të mbajtur maska ??mbrojtëse me detyrim do të qëndrojë në fuqi deri në fund të nëntorit.

Nuk bëhet me dije se sa është gjoba për ata që nuk respektojnë rregullin, apo nëse është vendosur që ndëshkimi të jetë me gjobë!