Një tjetër vend europian heq të gjitha kufizimet e udhëtimit. Nuk nevojitet vaksina, as testi PCR

E Martë 5 Korrik 2022, 11:50
TiranaPost
Portugalia ka hequr të gjitha kufizimet e saj të udhëtimit që nga 1 korriku.
Udhëtarëve nga të gjitha vendet, si nga BE ashtu edhe ato jo-BE, nuk do u kërkohet më të kryejnë një test për COVID-19 ose të paraqesin prova të vaksinimit kur hyjnë në vend. Kjo do të thotë që të gjithë vizitorët - edhe ata që nuk janë të vaksinuar - tani mund të hyjnë.
Megjithatë, ekzistojnë disa rregulla të lidhura me COVID. Maskat e fytyrës janë ende të detyrueshme në transportin publik dhe kur udhëtoni me taksi ose mjete të tjera transporti.
Vendi i bashkohet 24 vendeve të tjera të BE-së që deri më tani kanë hequr të gjitha rregullat e hyrjes së COVID-19.