Lajme nga Bota

Njerëzimi dridhet nga pandemia

Njerëzimi dridhet nga pandemia

Sot Papa Françesku u bën thirrje të krishterëve tu përgjigjen pandemisë së koronavirusit me lutje universale, mirësi dhe dhembshuri.

‘Le të mbetemi të bashkuar. Le ta ndiejmë afërsinë tonë ndaj atyre personave që janë më të vetmuarit dhe të gjykuarit. Në këto ditë sprove, ndërsa njerëzimi dridhet për shkak të krizës së pandemisë, do doja t'u propozoja të gjithë të krishterëve që së bashku të ngremë zërin tonë drejt Parajsës’.

Papa ka njoftuar se me datë 25 mars, drejtuesit e Kishave dhe të komunitetit të të krishterëve do të mblidhen që të luten në emër të Zotit dhe të premten, me 27 mars, do mbajë një fjalim në Bazilikën e Shën Pjetrit që do transmerohet online, për të gjithë ata që duan ta ndjekin.

Në mbyllje të recitimit tradicional të 'Angelu's, Papa Françesku shprehu ngushëllimet për popullin e Kroacisë që u godit nga një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter.