Lajme nga Bota

Njeriu që po merret me vaksinën në Oksford flet troç: Mos kini shpresa këtë vit. Kur mund t`i kthehemi normalitetit?

Njeriu që po merret me vaksinën në Oksford flet troç: Mos

Maskat e fytyrës dhe distancimi social do të jenë prezente si rregulla deri në verën e ardhshme! Këtë ka thënë mbrëmë kreu i ekipit të krijimit të vaksinës anti-Covid në Oksford.

Andrew Pollard paralajmëron se rregullat duhet të vazhdojnë të ndiqen edhe nëse testet globale të vaksinave rezultojnë të sukesshme. Sipas tij, dozat e para të vaksinës që do të dalë më e sigurta, nuk do të jenë në dispozicion deri vitin e ardhshëm dhe se edhe kur të dalë do jenë grupet e riskut që do vaksinohen të parët.

Ai ruan shpresat se testet finale të vaksinave të dalin në një konkluzion në fund të këtij viti, por shtoi: Jeta nuk do të kthehet në normalitet deri në verën e ardhshme. Maskat mund të na duhen ti mbajmë deri në muajin korrik!

‘Nëse dalim me një vaksinë efektive për parandalimin e sëmundjes, kjo është mënyra më e mirë për të kontrolluar virusin, por në planin afatmesëm, do të na duhen akoma studime dhe trajtime më të mira. Kur do kthehet jeta në normalitet? Edhe nëse do kishim vaksinë të mjaftueshme për të gjithë, sipas mendimit tim nuk ka gjasa të jemi shpejt në një pozicion ku mund ti japim fund rregullave me distancim fizik dhe me mbajtjen e maskës’.

Ai shton se nëse nuk ka imunitet në përqindjen e duhur, situata vijon të mbetet me rrezik.

‘Derisa të kemi një nivel të lartë të imunitetit në popullatë, në mënyrë që të mund të ndalojmë virusin, në mënyrë që njerëzit më të prekshëm të jenë imunë, do të ketë rrezik. Fillimisht, ne do të jemi në një pozicion ku mbajtja e maskave dhe distancimi nuk ndryshojnë. Vetëm nëse do ketë rënie të ndjeshme të rasteve, qeveritë mund të qetësojnë këto masa. Mos harroni se ky është një virus fare lehtë i transmetueshëm’.

Vaksina e Universitetit të Oksfordit, e prodhuar në bashkëpunim me gjigantin e ilaçeve Astrazeneca, është një nga nëntë të vetmit në botë që kanë arritur provat e fazës së tretë, faza përfundimtare para aprovimit.