Norvegjia ndryshon rregullat. Studime falas vetëm për ata që vijnë nga vendet e BE/ZEE
Përtej imazheve të bukura të Norvegjisë dhe udhëtimeve turistike, ky shtet ofron edhe studime falas.
Norvegjia është shumë e njohur për studentët ndërkombëtarë që mbledh, por së fundmi ka ofruar shkollim me tarifa zero për studentë që vijnë nga BE/ZEE dhe Zvicra.
ZEE janë të gjithë shtetet pjesë e zonës Shengen, në të cilën Shqipëria ende nuk është pjesë.
Për një kohë të gjatë, studimi në Norvegji ishte pa tarifa për të gjithë studentët. Por kujdes: Që nga vjeshta e këtij viti (2023), vetëm qytetarët e BE/ZEE ose Zvicrës mund të studiojnë falas, ndërsa të gjithë studentët e tjerë duhet të paguajnë tarifa shkollimi.
Gjithashtu, studentët e shkëmbimit nga universitetet në vende të tjera nuk paguajnë tarifa shkollimi në Norvegji (por mund të duhet të paguajnë ende tarifa në institucionin e tyre dërgues).
Që nga vjeshta e 2023-shit, studentët joevropianë do të tarifohen.