Lajme nga Bota

Noto, bëj ecje ose Yoga: Ky shtet të paguan që të jetosh shëndetshëm

Noto, bëj ecje ose Yoga: Ky shtet të paguan që të jetosh

Not, ecje ose Yoga. Nëse i bën këto do të fitosh 280 dollarë hde jo vetëm kaq. Kjo ide vjen nga Singapori që po bashkëpunon me Apple për të lancuar një program të ndërtuar rreth aktivitetit fizik të qytetarëve.

Kushdo që merr pjesë duhet të vendosë një orë Apple ose të shkarkojë një aplikacion të quajtur LumiHealth ku të regjistrojë të dhënat ditore, se sa hapa ka bërë ditë, sa kohë ka ushtruar not dhe sa seanca po ndjek në Yoga. 

Banorët e Singaporit do të përfitojnë përveç parave në formë motivimi edhe ulje për suplemente farmaceutike që lidhen me shëndetin në përgjithësi, si vitaminat. Gjithashtu do tu ofrohen trajnime të personalizuara.

Kjo fushatë është lancuar për të ndërgjegjësuar qytetarët se sa i rëndësishëm është aktiviteti fizik në një kohë kur interneti po i mban të gjithë me orë të zgjatura ulur, çka përkthehet në rrezik për shëndetin.