Lajme nga Bota

Nuk do jepen Green Card dhe as viza pune deri në fund të vitit: Pse Trump mori këtë vendim dhe kush përjashtohet

Nuk do jepen Green Card dhe as viza pune deri në fund të vitit: Pse

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur që të zgjasë pezullimin e lëshimit të Green Card deri në fund të vitit. Pjesë e këtij vendimi është edhe zgjatja e pezullimit të lëshimit të vizave të përkohshme për punonjësit, duke prekur edhe sektorë të teknologjive dhe korporata me punonjës të kualifikuar.

Pse u mor ky vendim?

Administrata e Trump thotë se kjo është një mënyrë për tu hapur vende pune amerikanëve, për shkak të goditjes nga pandemia e koronavirusit. Sipas një eksperti të administratës amerikane, ky vendim hap 525 mijë vende pune për shtetasit amerikanë.

Ndalimi i aplikimeve për viza të reja vlen për vizat H-1B, të cilat përdoren nga kompani të mëdha amerikane të teknologjisë, vizat H-2B për punëtorët sezonalë joagrikulturorë, vizat J-1 për shkëmbim të studentëve dhe vizat L-1 për menaxherët e korporatat shumëkombëshe.

Do të ketë përjashtime për punëtorët e industrisë së përpunimit të ushqimit, të cilët përbëjnë rreth 15 për qind të totalit të vizave H-2B.

Presidenti Trump vendosi një ndalim 60-ditor për lëshimet e kartave jeshile ( Green Card) në muajin prill, që pritej të skadonte të hënën e ardhshme. 'Ngrirja' e lëshimit të vizave hyn në fuqi menjëherë. Ndryshimet e tjera, përfshirë kufizimet në lëshimin e lejeve të punës për azilkërkuesit, do të kalojnë përmes një procesi zyrtar që merr një muaj kohë.