Lajme nga Bota

Nuk do ketë më ngrohëse në baret dhe lokalet e Francës: Pse u mor ky vendim

Nuk do ketë më ngrohëse në baret dhe lokalet e Francës:

Qeveria franceze ka njoftuar masa të reja mjedisore, duke përfshirë ndalimin e ngrohëseve si bombolat e mëdha të gazit në bare dhe kafene. Lajmin e ka bërë me dije ministra e Ekologjisë Barbara Pompili me arsyen për të mbrojtur mjedisin dhe për shkak të ndryshimeve klimatike.

Megjithatë ky vendim nuk do të hyjë në fuqi këtë dimër për arsyen se biznese të tilla janë goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Nuk do ketë më ngrohëse në baret dhe lokalet e Francës:

Ndërkaq, për restorantet me kondicionerë duhet të mbajnë dyert e tyre të mbyllura për të shmangur harxhimin e energjisë. Ministrja ka thënë se është e gabuar që bizneset të mbajnë dyert të hapura dhe ndërkohë me kondicionerë ndezër vetëm për shkak të klientëve.

Më shumë se 75% e lokaleve në zonën e Parisit kanë ngrohëse. Në disa qytete është ndaluar por kryebashkiakja e Parisit nuk pranoi ta marrë një vendim të tillë duke thënë se do ishte goditje për bizneset dhe njerëzit nuk do shkojnë në kafe nëse nuk ka mjetë të tilla ngrohjeje.