Lajme nga Bota

Nuk do më mposhtë një grip i thjeshtë! Presidenti i Brazilit infektohet me koronavirus dhe ka simptoma

Nuk do më mposhtë një grip i thjeshtë! Presidenti i Brazilit

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro 65 vjeç është infektuar me koronavirus. Ai bëri testin për të katërtën herë ditën e djeshme dhe rezultati sot e nxjerr atë të infektuar. Presidenti ka simptoma, përfshirë kollë dhe temperaturë të lartë, por lajmi sapo është publikuar dhe nuk dihet nëse ai do të shtrohet në spital apo do ndiqet nga mjekët në shtëpinë e tij. 

Vetë Bolsonaro në përgjigje të situatës me pandeminë, ka thënë se virusi është thjeshtë një grip dhe se nuk do të preket rëndë.

Ai gjithashtu bëri thirrje që masat kundër virusit të shfuqizohen, duke thënë se bizneset e mbyllura do të dëmtonin ekonominë e vendit. Ndërsa për ironi, dje ai hodhi poshtë rregullin për të vendosur maskë.

Gjatë muajit prill ai tha: Nëse do të infektohem nuk do shqetësohem, sepse nuk do ndjej asgjë. Më së shumti është një grip apo ftohje e lehtë.

Shumë evente së fundmi ai i ka zhvilluar duke mos mbajtur maskën dhe shpesh herë ka shkelur dhe rregullat. 

Situata me koronavirusin në Brazil dhe në nivel global. 

Nuk do më mposhtë një grip i thjeshtë! Presidenti i Brazilit