Lajme nga Bota

Nuk do të nevojiten më teste për udhëtarët e vaksinuar që hyjnë në Angli

Nuk do të nevojiten më teste për udhëtarët e vaksinuar

Të gjithë personat që duan të udhëtojnë në Angli dhe që janë i vaksinuar plotësisht, nga 11 shkurti nuk do të paraqesin asnjë test për Covid 19.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri britanik i Transportit, Grant Shapps, pas përparimeve të dhëna nga kryeministri Boris Johnson.

Vendimi përshpejton rrugën drejt heqjes së masave kufizuese nga qeveria britanike në sfondin e një kurbe të infeksioneve dhe shtrimeve në spital, që kanë ardhur në rënie prej disa javësh, pas valës së shkaktuar nga varianti Omicron.